24-11-2024

Shtyhet seanca në Suharekë, ku paditësit po kërkojnë kompensim mbi 43 mijë euro si pasojë e aksidentit

Mungesa e të paditurës, Kompanisë së Sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” ka bërë që të shtyhet seanca përgatitore në rastin ku paditësit Aridea dhe Alessio Bako po kërkojnë kompensim të dëmit jomaterial me rastin e vdekjes së B.B, si pasojë e aksidentit të shkaktuar në vitin 2019.

I autorizuari i paditësve Bako, avokati Arbër Istrefi ka njoftuar gjykatën se e paditura ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet, duke propozuar që të caktohet për një datë tjetër.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në këto rrethana, gjykatësi Shaban Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme për 17 shtator 2021, në ora 11:00.

Ndryshe, paditësit Aridea Bako- bashkëshortja e të ndjerit B.B dhe Alessio Bako i biri i tij, nga e paditura Kompania e Sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” kanë kërkuar që për shkak të vdekjes së babait-bashkëshortit në aksident trafiku, për dhimbjet shpirtërore t’ia kompensoj shumën 40 mijë euro, shpenzimet për ngritjen e përmendores dhe ato të varrimit shumën prej 3 mijë euro si dhe për rentën mujore të ushqimisë shumën mujore 400 euro.

Siç thuhet në padi, më 5 tetor 2019 rreth orës 9:30 në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, është shkaktuar aksident komunikacioni në të cilën, tani i ndjeri B.B ka pësuar lëndime të rënda trupore ku edhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.