23-11-2024

Prizren: Shtypshkronja ‘’Grafix –impex’’- emblemë e luftës për lirinë e Kosovës

Në dekadën e fundit paraluftës, në veprimtarinë tyre u bashkuan grafistët më të mirë të Prizrenit; Mehmet Thaçi, Xhevit Berisha, Agim Bajraktari dhe  Sherif Bilibani.

Ata formuan kompaninë e shtypshkronjës  që  e emërtuan “Grafix –Impex’’, që  i vunë vetes detyrë parësore të ndihmon lëvizjen gjithë popullore. Fillimisht ata rrezikuan jetët e tyre që mbi të gjithë të përfitojë Kosova. Që ishte ëndrra dhe synimi i parësor i këtyre burrave.

Ishte kjo shtypshkronjë që me vetë kontribut ndihmonte Lëvizjen popullore si subjekte politike  atëbotë ishte LDK-ja  Këshilli Financiar e kështu, ndihmuan falas shtypjen fletë votimeve të Referendumit. Pastaj fletë votimet e zgjedhjeve të para Parlamentare të Kosovës në vitin1992.

Nuk kishte organizim qoftë atdhetar, qoftë letrar që ta të mos jenë  të në ndihmë të pakursyer. Pra ishin ndihmëtar në botimin revistave të kohës  në ndihmë të Shoqatave arsimore, kulturore dhe kudo që kishte organizime atdhetarë, ishin këta burra të ‘’Grafixit…’ ‘ .Me të filluar  lëvizjet e para të UÇK-së padyshim se aty ishin prapë këta burra me shtypshkronjën  e tyre.

Ishin ata që botonin të gjithë nevojat e para të UÇK-së në Vërri e Përdrini ,pastaj  të ZOP-it e kështu me radhë. Kontributi i kësaj shtypshkronje është emblema e rrugëtimit të lirisë së Kosovës. Ajo që  na befason, se si askujt nuk i ra ndërmend që  këta burra të nderohen së paku me  punën meritore dhe pse një rrugë të mos e mbajë emrin e kësaj shtypshkronjë ose një institucioni  kulturor.

Kjo shtypshkronjë meriton të shkruhet e mbahet mend në kujtesën e veprimtarive atdhetare, të këtë një pllakë  ku vepruan e ku dhanë kontribut të palodhur, Qeveria lokale, por edhe  ajo qendrore edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së , assesi nuk mundet të harrojë  veprimtarinë e  këtyre burrave  që  e mbanin këtë shtypshkronjë, Por jo vetëm kaq  ata meritojnë edhe më shumë./ huazuar nga qendrapress/ Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.