23-11-2024

Shuhet aktori i njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndërron jetë aktori i njohur turk Tarik Unlouglu.

Aktori i njohur edhe për shqiptarët, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Tarik Unlouglu vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë në mushkëri dhe po kurohej në spital.

Tarik u bë i njohur në vendin tonë, falë rolit si Unal Kaplan në serialin “Familja e madhe”.

Madje edhe gjatë kohës që luante në këtë serial, ai ishte i sëmurë dhe më pas vendosi që të largohej.

Gjithashtu Unlouglu njihet nga publiku shqiptar edhe nga seriali i famshëm, “Lugina e ujqërve”.

Kolehët e tij dhe fansat kanë shprehur pikëllim për humbjen e aktorit./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.