27-08-2025

Shukri Quni bartës liste në BD me Zafir Berishën dhe një ekip profesionistësh

Shukri Quni, kandidat për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, ka theksuar se në këtë garë politike do të jetë së bashku me Zafir Berishën, si bartës i listës, dhe një ekip profesionistësh nga fusha të ndryshme, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Njoftimi i Shukri Qunit

Të nderuar miq,

Të respektuar qytetarë,

bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë.

Në betejën politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, do të jemi së bashku me mikun e studimeve, të luftës dhe të paqes, z. Zafir Berisha, si bartës i listës së një ekipi profesionistësh nga fusha të ndryshme,në kuadër të Bashkimit Demokratik të Prizrenit.

BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!

Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë:

Ne, për Prizrenin, vendosim në Prizren!

Duke pasur besim në mbështetjen tuaj,sikurse deri më sot,presim të korrim suksese të përbashkëta më 12 tetor 2025.

Na priftë e mbara!

#BDiPrizrenit

Lexo edhe:

Shtylla në Transitin e Prizrenit – “Monumenti” që mund të rrëzohet vetëm për vota?!

 

Asnjë koment

Comments are closed.