Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 18 të porsalindur.
Sa i përket gjinisë, dominojnë djemtë pasi 11 janë të kësaj gjinie, ndërsa shtatë vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Po ashtu karakteristikë është se një rast i lindjes gemelli (binjak), ku të dy foshnjat ishin djem.
Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” (me operim), ka qenë katra.
Një ditë më parë në Prizren kanë ardhur në jetë 14 foshnje, prej tyre gjysma djem./GazetaePrizrenit.net/