Si arritën rumunët të mashtrojnë kosovarët përmes shpërblimeve të rreme? – Video
Kjo pasi u futën në “një lojë shpërblyese” për ta fituar atë përmes një llogarie në rrjetin social Facebook.
Një faqe e krijuar enkas për këtë lojë, që doli të jetë mashtrim, mori emrin e një kompanie reale “Mega Mall”, metodë kjo për t’u dukur sa më të besueshëm, raporton Kiks Kosova.
Kështu kosovarët ranë pre e mashtrimit e iu vodhën para përmes kartelave bankare.
Kjo sepse ata që u bënë pjesë e lojës u mashtruan pasi iu kërkuan të dhënat personale bankare kinse për të tërhequr shpërblimin.
Aty secilit iu dërgohej linku për të përmbushur formularin ku u vidheshin të dhënat nën mesazhin se ishin fitues.
Vetura e tipit “Tiguan” e modelit më të ri, iu prezantua përmes disa postimeve, kështu me idenë se kjo do të i joshte qytetarët.
Në të dhënat e kërkuara lidhur me këtë faqe mashtruese me origjinë nga Rumania, nuk ka asnjë informacion të besueshëm, si: numri i telefonit, adresa apo emaili.
Se kjo faqe dyshohet se u krijua për të mashtruar qytetarët, mund të konstatohet edhe nga fakti se e njëjta është krijuar më 5 gusht.
Më 23 shtator dolën edhe me një ofertë për një set të enëve për kuzhinë.