25-11-2024

Si ndodhi problemi? Pas kërcitjes së grushteve në lokal, “Kobra” i ndoqi kuksianët deri në dalje të Prizrenit

Pas përplasjes brenda lokalit, mediat raportojnë se “Kobra” i është vënë nga pas tre kuksianëve me veturën e tij, e që nga të shtënat me armë zjarri të vdekur e ka lënë, Visart Cengu, 31 vjeçar e Rugen Shehun të plagosur, ndërsa ka shpëtuar shoferi i automjetit Arben Basha.

Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare përcjell Insajderi.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se tashmë pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashme janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi për Insajderin.

Asnjë koment

Comments are closed.