Si nëpër filma: Vetura në lëvizje goditet me breshëri plumbash, dy persona përfundojnë në spital
Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Më saktësisht në fshatin Raushiq në Pejë një veturë e cila ishte në lëvizje me dy persona brenda është goditur me breshëri plumbash.
Si pasojë e kësaj, njëri nga dy personat që ishte në veturë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri në QKUK.
Njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar.
Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë.
Rasti është duke u hetuar. /GB