Si ta dalloni vetë mjaltin origjinal
Mjalti, ai i miri dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar. Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.
Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.
Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!
Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.