Si u fut “Range Roveri” në brendësi të furrës në Çagllavicë ( Pamje )
Tre persona janë lënduar dhe tri lokale kanë pësuar dëme materiale si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Çagllavicë.
Sipas policisë aksidenti u shkaktua pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka përfunduar në furrë të bukës.
Publikohen edhe video nga momenti pas aksidentit:

Lajmin e konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

