Si u realizua aksioni ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për shkatërrimin trafikut të armëve? Zbardhen detajet
Se si u realizua operacioni kundër trafikimit të armëve ndërmjet dy vendeve, ka treguar Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse”, tregon Prokuroria Speciale e Kosovës.
Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.
“Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë”.
Në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë dhe Prokurorinë kompetente të Republikës së Shqipërisë, hetimet janë zhvilluar në të dyja shtetet.
Më 28.06.2024 është nënshkruar edhe Marrëveshja për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, mbështetur nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet po ashtu janë mbështetur dhe nga EUROPOL.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi është shkatërruar grupi i trafikantëve, ku janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar një numër i madh i armëve dhe municionit./GS