24-11-2024

Si u zbulua shpella shekullore në Zhur të Prizrenit? (VIDEO)

Ka vetëm tre ditë që është zbuluar dhe është kthyer në atraksion.

Shpella e mermertë e zbuluar në Zhur të Prizrenit po tërheq vizitorë të shumtë nga Kosova, por edhe nga Kukësi kufitar.

Prej ditës së zbulimit dhe pasi lajmi u përhap, banorët futen aty pa kontroll, transmeton oranews. I gëzohen aventurës së veçantë, por rrezikojnë edhe të dëmtojnë stalagtitet.

Ndaj kërkohet ndërhyrja dhe përkujdesi i institucioneve që siç thonë ende nuk janë bërë të gjallë.

Shpella është 8 metra e thelle doli në dritë gjatë punimeve për zgjerimine rrugës Zhur-Dragash.

Ramadan Kurtaj e zbuloi ndërsa po punonte me ekska.

Fotografia e PDK - Dega Has

“Gjatë punimeve kemi hasur në një birë dhe duke punuar, duke punuar është mbushur me dhe aty kemi parë që nuk mbushej me dhe aty, e kemi parë që është diçka. Brenda 2-3 ditëve e kemi hapur. Kanë qenë institucionet përkatëse që merren me këtë punë, shihni shiritin këtu “Mos prekni asgjë”, tha Kurtaj.

Në vijim pritet që ekspertët e trashgimisë në Kosovë të inspektojnë këtë shpellë dhe të vendosin çfarë do të bëhet me të.

Fotografia e Unë Jam Aleancë

Asnjë koment

Comments are closed.