25-11-2024

Si u zhdukën fabrikat e Prizrenit?

Njëri nga problemet parësore të ikjes së rinisë nga Kosova, për fat të keq, është papunësia. Këto konstatime i jep kryetari i Klubit të Afaristëve të Prizrenit dhe eksperti i ekonomisë, Liman Asllani. Ai tregon për “Kosova Sot” se deri në vitin 1991 në komunën e Prizrenit kanë qenë të punësuar 18 mijë punëtorë, nga këta 15 mijë punëtorë në sektorin ekonomik dhe 3000 të tjerë në sektorët e ndryshëm.

“Mirëpo dihet se në vitin 1991 pushteti serb i largoi mbi 10 mijë punëtorë, duke i lënë në rrugë, dhe i ndali vetëm disa prej tyre, pa të cilët nuk do të mund të funksiononte”, është shprehur ai. Asllani shprehet se privatizimi i organizuar nga UNMIK-u ishte shkatërrues për ekonominë e vendit, i cili e ka dëmtuar tërësisht ekonominë komunale, pasi që edhe e largoi në këtë angazhim Qeverinë lokale.

As protestat nuk bënë punë

Asllani thotë se veprimet jo të drejta të UNMIK-ut ndikuan që as sot të mos dihet se ku shkuan 80 për qind, përveç 20 për qindëshit të dedikuar për punëtorët.”Supozohet të jenë 600 milionë euro. Askush nuk e di se ku janë ato mjete dhe xhirollogaria nuk dihet se ku është”. Ankesat ende vazhdojnë edhe shumë punëtorë bie fjala të “Printeksit”, pastaj të “Conasport” shprehin pakënaqësi me privatizimin.

Image result for printeks prizren

Kryetari i Sindikatës në ish-Fabrikën e këpucëve “Cona Sport”, Gani Rexhaj, nuk është i kënaqur me trajtimin e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Ai tregon se, në shenjë pakënaqësie, dytri vite radhazi ka organizuar më 1 maj edhe protestë në sheshin “Shatërvan”.”Kërkesat e vazhdueshme për përmirësimin e pozitës së punëtorëve të ish- ndërmarrjeve shoqërore nga institucionet asnjëherë nuk janë marrë parasysh dhe për këtë arsye protesta është forma e fundit që mund të ndikojë tek institucionet”, thotë Rexhaj. Ai tregon se padrejtësi ka, sepse shumë prej tyre që ishin në moshë para pensionit dhe të papunë kanë mbetur në mëshirën e kohës.

“Tërë shitja e këtyre fabrikave është më pak se një e dhjeta e vlerës së tokës së tyre”

Rexhaj kërkon nga punëtorët e ishndërmarrjeve shoqërore në Prizren që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në protesta. Nga ana tjetër Asllani thotë se kështu fabrikat e njohura si “Printeksi”,Fabrika e Fijeve Sintetike “Progres”, Kombinati Industrial “Progres”, “Famipa”, “FiligranI”,”Ramiz Sadiku”, “Farmakosi” dhe fabrika “Conasport” mbeten në mëshirën e kohës.”Tërë shitja e këtyre fabrikave është më pak se një e dhjeta e vlerës së tokës së tyre.

Kurse mos të flasim për pajisjet që janë shitur vetëm për hekur, për aq sa edhe janë blerë fabrikat e caktuara”. Ai shton se janë të regjistruar 8 mijë subjekte private, por që gjysma e tyre nuk funksionojnë.”I tërë numri i të punësuarve nuk arrin as në 10 mijë. Ky është një fakti që tregon se papunësia tashmë është problemi kryesor i të rinjve në Prizren. Kurse shumë punëtorë thonë se kanë bërë ankesa në Qeveri dhe nuk kanë marrë përgjigje. Ajo që brengos është fakti se në vitet e 90-ta kishte kaq shumë vende pune, kurse tani, për fat të keq, është dyfishuar numri i të papunëve. (Kosova Sot)

 

Asnjë koment

Comments are closed.