“Simpatike, si Luizi”: Musliu e PDK-së merr përkrahje pas fjalimit që e bëri të qeshte edhe Kurtin
Ishte natë, shumë natë, por zonja Ganimete Musliu shkëlqeu në seancën e mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për marrëveshjen evropiane. Përkundër se ora shënonte mesnatë, ajo bëri një paraqitje krejtësisht origjinale, duke e imituar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës. Në fjalimin e saj, zonja Musliu, përmes imitimit, tregoi ndryshimin e Kurtit përkitazi me dialogun e seancant e “territ”. Fjalimi i saj është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga rrjetet sociale.
Musliu, që është deputete e PDK-së, gjatë fjalimi imitues ka nxitur të qeshura në Kuvend, përfshirë edhe vetë Kurtin, i cili nuk u përmbajtë nga të qeshurat, ndonëse ishte cak i kritikave. Musliu tregoi se si Kurti dikur ankohej se po mbaheshin seanca natën vonë, “sepse po tuten nga populli”.
“A po të kujtohet Albin kur vishe edhe i çojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin?. Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër.” – deklaroi zonja Musliu.
Zonja Musliu ka fituar zemrat e njerëzve me paraqitjen e saj. Madje, edhe të kundërshtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e sëcilës është edhe vetë deputetja nga Drenica.
Rron Gjinovci, që njihet për kritikën e ashpër ndaj “ish-regjimit”, u tregua jashtëzakonisht i “dashuruar” në fjalimin e Musliut. Analisti, që dikur kishte provuar të bëhej edhe moderator, e quajti Musliun, por edhe Kurtin e qeshur në prapavi, si “simpatikë”.
“Dy persona simpatikë, Ganja si nje legjende dhe Ministri Primar tu kesh me lotë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
“Ganja ne këtë prajmin e Kuvendit si Luizi.” – ka shkruar Hoti.
Ndërsa, Elena Uka, një qytetare, shkroi në Facebook, pra botën virtuale, në lidhje me fjalimin e deputetes Musliu. Ajo e shpërndau fjalimin e Musliut në Facebook, duke shtuar se deputetja e PDK-së veproi ashtu siç e meriton Kurti.
“Ganimete Musliu mbrëmë ishte pikërisht ashtu siç e meriton Albini. Për derisa ky nënçmon çdo kënd Ganimetja tregoj atë që Albinit i dhemb me se shumti, frika e tij me u ballafaqu me Serbinë ‘an eye for an eye, a tooth for a tooth’ qysh thotë Nick Cave në këngën e tij atëherë kur koha e kërkonte përmes UÇK-se të cilës ky nuk u bë pjesë sepse u tute. Albini konsideroj, që jeta e tij është më ma me vlerë dhe me e rëndësishme se ata tjerë djemë katundarë të moshës se tij që luftuan. Me e vlefshme ju ka dukë kryeministrit jeta e tij si rob sesa çlirimtar. Me mire rob sesa çlirimtar – dhe vuajtjet e ti ky disi sikur i bene me te vlefshme si rob sesa vuajtjet e çlirimtareve. Kur fletë për inferioritet Albini, askush më shumë se ky vetë nuk manifeston inferioritet ndaj Serbisë. Gane ma ke kënaq zemrën mbrëmë.” – shkroi ajo.
Por një analist, i njohur gjerësisht për qëndrime të afërta, gati të përputhura me Qeverinë Kurti, shkroi me tone negative ndaj fjalimit të zonjës Musliu. Xhevdet Pozhari, analist e këshilltar i ministrit Arben Vitia, e kritikoi paraqitjen e Musliut, duke u shërbyer edhe me seksizëm.
“E pashë atë videon e Ganes në parlament t’u ju drejtu Albinit ku i shterret zani dhe lëshon do klithma të çuditshme…agrrrrr. Çfarë personazhi!
Shyqyr që ekziston Gane me na e ndreq ditën.” – shkroi Pozhari. / Nacionale/