25-11-2024

Sinjale për votimin e buxhetit të Prizrenit dhe anulimin e ndarjes së subvencioneve nga kultura e sporti

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa e Kuvendit të Prizren, ku organit më të lartë legjislativ komunal i janë rekomanduar 7 pika të rendit për seancën e radhës, të datës 19 nëntor.

Pika më interesante e kësaj seance, pritet të jetë shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- buxhetit për vitin 2021 si dhe parashikimi për vitet 2022-2023.

Drejtoresha për Ekonomi dhe Financa, Leonora Qerreti, tha se lidhur me këtë çështje e cila nuk është votuar më herët nga Kuvendi, jemi përafruar me GK të LDK-së ku kemi patur disa kërkesa nga ata që të arrijmë një buxhet të përbashkët, dhe se ndryshimet në Projekt-buxhet kanë të bëjnë me investimet kapitale ku do të shtohen projekte të reja si, Tregu i bylmetit dhe ndërtimi i stadiumit në fshatin Gjonaj, ndërsa do të bëhet edhe inkorporimi i projektit për ndërtimin e varrezave të martirëve në Krushë të Vogël.

Një ndër pikat tjera që i rekomandohet Kuvendit nga KPF-ja, është edhe ajo rreth informatës mbi ndarjen e subvencioneve të ndara nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Rreth mënyrës së ndarjes së subvencioneve nga kjo e fundit, ka reaguar shefi i GK të LDK-së, Haziz Hodaj, i cili tha se ndarja e mjeteve nga DKRS është bërë pa asnjë kriter, dhe për këtë çështje në seancën e radhës do të kërkojmë anulimin e ndarjes së këtyre subvencioneve. Ndryshe, në këtë mbledhje, me shumicë votash, anëtarët e KPF-së nuk i kanë dhënë dritë jeshile pesë pikave të ndryshme për t’u shqyrtuar në seancën e së enjtes./prizreni.tv

Asnjë koment

Comments are closed.