24-11-2024

Rishikohet kalendari shkollor, këto ditë është pushimi dimëror për shkollat  

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor.

Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se kalendari i rishikuar shkollor parasheh që pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të fillojë më datë 30.01.2023 dhe të mbarojë me 03.02.2023.

Po ashtu, i njëjti kalendar, parasheh që gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të përfundojë më datë 27.01.2023 ndërkaq, gjysmëvjetori i dytë fillon më datë 06.02.2023. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.