Situata e rëndë me Covid, Vitia takim urgjent me krerët e komunave
Gjatë 24 orëve të fundit ka patur një rritje rekord të rasteve me Covid-19, raporton Gazeta Blic.
Në këtë interval kohor, në vendin tonë janë shënuar 1 mijë e 765 raste të reja me Coronavirus.
Kjo situatë ka sjellë edhe angazhimin e shpejtë të institucioneve për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar.
Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, pritet të takohet sot në ora 18:00 me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth situatës me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar Ibrahimi në një prononcim për “Gazeta Blic”.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe pesë raste të vdekjes si dhe janë shëruar 121 qytetarë.