14-01-2026

Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike (IKSHPK ) ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e ujit të pijshëm.
Sipas IKSHPK-së uji nga Badoci nuk rekomandohet ende për pije, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës. Ndëkaq në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara. IKSHPK ka dhënë detaje për ujin e pijshëm dhe për komunat e tjera.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 Bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Suharekë dhe Dragash cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.

Malishevë uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës do të vazhdojë të përcjellë situatën, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, me qëllim të vlerësimit të vazhdueshëm të parametrave të cilësisë së ujit dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse.

Qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje, dhe përsërisim thirrjen që të vazhdohet respektimi i rekomandimeve të dhëna, deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.

Asnjë koment

Comments are closed.