Sizmologu: Pasgoditjet po shuhen, nuk shkaktojnë dëmtime
Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike me A2, siguroi qytetarët se lëkundjet që janë ndjerë mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm janë normale dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Pas tërmetit të mbrëmshëm, ka pasur edhe sot lëkundje. Është normale që tërmeti të shoqërohet me pasgoditje me magnitudë mbi 4. Ky është tregues i qartë që po çlirohet energjia derisa të vendoset në gjendje ekuilibri të plotë”, tha Ormeni.
“Është proces normal, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Janë lëkundje që nuk shkaktojnë dëmtime, përveçse në godinat që tashmë janë dëmtuar”, shtoi sizmologu.