24-11-2024

S’ka marrëveshje LVV-LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje në Facebook ka konfirmuar se në seancën konstituive të Kuvendit, më 26 dhjetor, do të hyjnë pa marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Ai ka treguar një ofertë të fundit që i ka bërë LDK-së për ndarjen e posteve, por që ka thënë se është refuzuar. Ka thënë se VV-ja ka bërë kompromise, por asnjë s’është bërë nga LDK-ja.

 17:48

Kurti pritet ta konfirmojë dështimin e marrëveshjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet që nëpërmjet një statusi në Facebook të konfirmojë dështimin për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mëson KTV-ja.

Në mesazhin për qytetarët e Kosovës, Kurti pritet të tregojë detaje të ofertës së fundit që Vetëvendosja i ka bërë LDK-së, dhe që kjo e fundit e ka refuzuar. Megjithatë, aty pritet të thotë që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.