S`ka më dilema, kosovarët nga 1 janari 2024 do të lëvizin pa viza
Parlamenti Evropian të martën e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Gazetarja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton kjo se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.
“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha ajo.
Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.
“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.