Të funksionuarit ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre,është kthyer në normalitet për ta.
Më shumë se njëzet e pesë kilometra larg qendrës së Prizrenit,nxënësit nga fshati Gorozhup nuk patën mundësi as të vijonin mësimin parafillor.
Por një konkurs i hapur për edukatore, ua shtoi shpresat banorëve se të paktën gjeneratat e ardhshme do ta kishin këtë mundësi.
Megjithatë ky konkurs u anulua.
Për prindërit kjo është një kërkesë elementare, që fëmijët e tyre të zhvillohen njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në zona të tjera.
Se është e nevojshme të kenë edukatore për arsimin parafillor, e konfirmoi edhe drejtori i shkollës.
Ndonëse këtë shqetësim ua kanë shfaqur disa herë edhe drejtorisë së arsimit, një zgjidhje për ta nuk ka ardhur akoma. Nga ky institucion nuk iu përgjigjën as pyetjeve televizionit T7 për arsyet e anulimit të konkursit.
Rritja e vijueshmërisë në arsimin parashkollor, është edhe një nga prioritet që i ishin caktuar Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në edukimin parashkollor është një ndër objektivat kryesore të Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021.