S’ka ndalim të veturave nga Serbia, veç kontrolle të shtuara
Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar se masat e Kosovës nëpër vendkalime kufitare me Serbinë nuk janë masa ekonomiko-tregtare por janë masa të sigurisë.
“Masat tona nëpër vendkalime kufitare me Serbinë nuk janë masa ekonomiko-tregtare por janë masa të sigurisë. Gjendja nuk është aspak e zakonshme dhe për neve është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale e është e mundshme edhe në vendkalime kufitare prandaj si masa të sigurisë ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara deri në një vendim tjetër”, tha Kurti./IO/
Lexo edhe:
24 vjet nga fillimi i punës së Komunës së Prizrenit pas luftës ( VIDEO )