22-02-2025

S’ka puls për Ballkanin, s’fiton as ndaj vendit të fundit në Superligë

Kampioni i Kosovës në fuqi, assesi të këndellet, pas largimeve të shumë lojtarëve që ka bërë nga skuadra.

Ballkani në shtëpi të vetë, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit’74, raporton Klankosova.tv

Mysafirët e gjetë të parët golin, krejt në fund të pjesës së parë, kur Hasan Hyseni e tundi rrjetën e “Xhebrailave”.

Suharekasit u kthyen në lojë, 20 minuta pasi nisi fraksioni i dytë, pas një autogoli të Stepanenkos, por me gjithë përpjekjet për ta arritur golin e fitores, nuk mundën.

Me 37 pikë të grumbulluara, “Portokall e Zinjtë” e shohin vetën shtatë pikë më larg se Drita e vendit të parë, e cila e ka një ndeshje për ta luajtur, njofton Klankosova.tv.

Gjilanasit nesër përballen me FC Suharekën dhe në rast të fitores, do të shkëputeshin plot 10 pikë më shumë se Ballkani.

 

Asnjë koment

Comments are closed.