Ska pushim as për festën e Bajramit, në fundjavë zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës, ky është orari
Nesër në Kosovë, besimtarët e fesë Islame festojnë Fiter Bajramin.
Gjatë kësaj jave zhvillohen dy përballje të zjarrta. Të shtunën, Prishtina do të luaj si nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00.
Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës.

Të dielen, vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës.
Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen ditën e diel janë, Dukagjini – Prishtina e Re dhe Malisheva – Llapi./IndeksOnline/


