21-08-2025

S’ka të ndalur: Bastiset shtëpia e 20-vjeçarit në Suharekë, kapet me dhjetëra doza mari*hu*anë

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Suharekë, pasi në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza narkotikësh të gatshme për shitje.

Burime të Gazetes Sinjali bëjnë të ditur se pas informacioneve operative, hetuesit e Policisë kanë organizuar një aksion në shtëpinë e të dyshuarit A. Gjokaj, rreth 20-vjeçar.

Me urdhër të gjykatës dhe në prani të prindit të tij, gjatë bastisjes janë zbuluar: 42 doza marihuanë me peshë afro 38 gram, një grinder/mulli, një telefon mobil, si dhe 3 shishe plastike me pika për sy.

Menjëherë pas gjetjes së substancave narkotike, i riu është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor. Rasti më pas është marrë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, e cila e ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj 20-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

 

Asnjë koment

Comments are closed.