23-11-2024

S’ka zgjidhje për fshatin Gjonaj që vazhdimisht ka reduktime të rrymës

Shumë ankesa të këtyre banorëve kanë shkuar në adresë të KEDS-it, por këto ankesa nuk janë marrë parasysh, raporton KTV.

Më së shumti, nga këto probleme po e pësojnë bizneset të cilave u duhet të shpenzojnë mjaft shumë për t’u pajisur me energji elektrike.

Kjo çështje është ngritur edhe në Kuvendin Komunal të Prizrenit, por që nuk ka gjetur përkrahje nga askush.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarë të komunës së Prizrenit, por ata nuk kanë qenë të qasshëm të dielën.

Ndërkaq, nga KEDS-i thonë se reduktime nuk ka, por ka ndalesa të planifikuara aty ku edhe ka punime për të cilat janë njoftuar edhe mediat.

Përveç këtij fshati, në komunën e Prizrenit, me të njëjta probleme përballen edhe banorët e fshatrave Krajk, Lugisht, Dedaj dhe Kojush.

Asnjë koment

Comments are closed.