11-02-2025

Skandali me faqen e KQZ-së, Zyra e Kryeprokurorit i kërkon Prokurorisë ndërmarrjen e veprimeve

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me rastin e uebfaqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në njoftim thuhet se pasi kanë pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, është kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme, transmeton Sinjali.

Prokuroria pritet të vërtetojë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.”

Lexo edhe:

Vetëvendosje e “tundi” në votime Hasin e kryetarit Totaj, duke e mundur edhe në fshatin e tij

Asnjë koment

Comments are closed.