Të pandehurit po hetohen kryesisht për “Falsifikimin e rezultateve të votimit”, ndërsa njëri prej tyre është gjithashtu nën dyshimin për “Kanosje”.
Ky zhvillim vjen pas një operacioni të gjerë policor në Prizren, ku janë ndaluar gjithsej 109 persona, të cilët po hetohen për manipulim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026.
Masat e paraburgimit janë caktuar për një muaj, deri më 23 shkurt 2026, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për të siguruar drejtësinë në këtë proces zgjedhor.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim si në vijim: Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit, dhe marrja e ryshfetit.
Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja dhe Dhenia e ryshfetit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

