Skandaloze: Mali i Zi ndalon flamurin kuqezi, ‘gjunjëzon’ shqiptarët me gjoba ‘të çmendura’
Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi vijojnë të shtypen e nëpërkëmben nga shtetasit vendas. Ndonëse janë shumë pranë Shqipërisë, malazezët vijojnë të diskrimojnë dhe të dënojnë ashpër shqiptarët, duke shkuar madje deri në dënime të papranueshme, te përdorimi i simboleve kombëtare. Mali i Zi nuk i lejon shqiptarët të ngrejnë flamurin kuqezi, pa pasur në krah flamurin malazez.
Ky është një kusht tmerrshëm që fqinjët iu vënë shqiptarëve, ku nëse nuk zbatohet ‘kërcet’ gjoba. ‘Pamfleti’ ka mësuar se nëse shqiptarët shfaqen me flamurin e tyre, dënohen me gjoba që variojnë nga 500 deri në 800 euro. Nëse një shqiptar e përsërit këtë ‘gabim’ për herë të dytë, gjoba thuajse trefishohet, duke kapur vlerën ‘e çmendur’ 2000 euro.
Ndërsa, dënimi është akoma më i tmerrshëm, nëse shqiptarët shfaqen për herë të tretë me flamurin kuqezi. Raportohet se këtë herë ligji malazez tregohet shumë i ashpër me shqiptarët, duke i futur ata në burg. Kjo është skandaloze dhe e patolerueshme, pasi asnjë vend dhe aq më pak Mali i Zi, nuk mund të ndalojnë qytetarët e huaj të përdorin simbolet e tyre kombëtare.
Çështja e flamurit kombëtar ishte pak muaj më parë pjesë e Kuvendit të Malit të Zi, por deputetët nuk e miratuan ndryshimin e ligjit për rendin dhe qetësinë publike, që ndalonte pikërisht përdorimin e flamurit kuqezi, duke vijuar ndëshkimin ndaj qytetarëve tanë./Pamfleti