27-08-2025

Skema e kriptomashtrimit, kosovarja mashton 24 austriakë

Një grua kosovare është dënuar të hënën në Gjykatën Rajonale të Vjenës për mashtrim të rëndë tregtar, pas mashtrimit të 24 klientëve në Austri me mbi 100,000 euro përmes një platforme tregtare të rreme, shkruajnë mediat austriake.
Prokurori i lartë publik shpjegoi se skema e mashtrimit fillonte me një telefonatë: viktimat merrnin thirrje nga persona që prezantonin veten si zyrtarë policie, përfaqësues të Microsoft-it ose përfaqësues të një platforme tregtare fitimprurëse. Banda i mashtroi klientët duke u bërë të besonin se mund të fitonin shuma të pabesueshme përmes investimeve në kriptovaluta.

31-vjeçarja kosovare ishte pjesë e një grupi që drejtonte një qendër thirrjesh në Prishtinë me 150 punonjës. Ata krijuan një faqe online që dukej ligjore dhe bënin reklama për të joshur viktimat. Investitorëve u premtohej se me vetëm 250 € mund të grumbullonin deri në 100,000 € brenda pak ditësh, transmeton albinfo.ch.

Ajo rrëfeu në gjykatë se përfitonte nga çdo investim i përfunduar, duke marrë rreth 2,000–3,000 euro në muaj plus komisione. Paratë e investitorëve përfundonin te operatorët përmes kompanive fiktive dhe llogaritë e tyre “digjeshin” nëse ata kërkonin të tërhiqnin fondet.

E pandehura tha se fillimisht nuk kishte dyshime, por presioni nga banda u bë gjithnjë e më i madh, duke e bërë të ndjejë “shumë keq” për veprimet e saj.

Gjykata vendosi 14 muaj burgim, pjesërisht me kusht, me një pjesë të pa kushtëzuar, dënim që tashmë është i formës së prerë.

Në Gjermani, po ashtu, kjo grua dyshohet të ketë mashtruar mbi 100 viktima me dëme që arrijnë në 570,000 €, por gjykata e Vjenës u mor vetëm me rastet e brendshme.

Lexo edhe:

Shtylla në Transitin e Prizrenit – “Monumenti” që mund të rrëzohet vetëm për vota?!

Asnjë koment

Comments are closed.