Skenë si në filma: Rrëmbehet një person në Prizren dhe dërgohet në Shqipëri- Policia arreston autorët
Një person është rrëmbyer mbrëmë në Prizren, ndërsa me veturën e të dyshuarve ishte dërguar në Shqipëri, transmeton IndeksOnline.Ky rast ka alarmuar policitë e të dyja vendeve, ndërsa pas pak kohe, është ndaluar vetura nga policia e shtetit.

Një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës janë arrestuar, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit.