Sllovakia vendos për stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kosovën
Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it ndaj Sllovakisë.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 26 mars 2026, në orën 20:45.
Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.

“Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dyja ekipeve, kapaciteti i stadiumit, mundësia e ndërhyrjes operative në rast të ndonjë ngjarjeje të paparashikuar patën një ndikim të rëndësishëm. Në fund, vendosëm ta luanim ndeshjen me Kosovën në Bratislavë dhe ia përcollëm këtë informacion edhe UEFA-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i SFZ-së, Peter Palencik, për futbalsfz.sk.

