24-11-2024

Sllovenia merr masa të rrepta, karantinë për çdo kosovarë që hyn në territorin e saj

Sllovenia do të vendos rregulla më të rrepta në kufirin e saj me Kroacinë nga dita e premtë.

Kjo në funksion të parandalimit të importimit të rasteve të reja me koronavirus, pasi pjesa më e madhe e rasteve të reja në këtë shtet i cili i pari e shpalli fundin e pandemisë, kanë origjinë jashtë vendit.

Kështu, Kosova, Bosnja dhe Serbia janë futur në listën e zezë të vendeve nga ku njerëzit që hyjnë në Slloveni do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, pavarësisht nëse kanë leje-qëndrim ose nënshtetësi sllovene.

Për më tepër, numri i përjashtimeve për këto vende është ngushtuar në mënyrë që të minimizohen udhëtimet, veçanërisht të punëtorëve migrantë.

Vendimi vjen pasi gjysma e 26 rasteve të reja me koronavirus në Slloveni janë të importuara kryesisht nga Bosnja dhe Serbia.

Në anën tjetër, në Kosovë javën e fundit ka rritje enorme të rasteve me koronavirus ku numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 800. /Lajmi.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.