25-11-2025

Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.