Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo
Slogani nacionalist serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është vendosur në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo.
Një veprim i tillë është dënuar nga ambasada, ku thuhet se ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagim.