22-11-2024

S’mund ta përballonte humbjen e babait, 22-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës në Prizren

Humbja e prindërve në moshë të re shpeshherë mund të jetë e papërballueshme për fëmijët, për shkak të pasojave të shumta që lë zbrazësia e tyre. Një humbje të tillë nuk ka mundur ta përballojë as 22-vjeçarja nga Prizreni, e cila si ‘zgjidhje’ e ka konsideruar vetëvrasjen.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit të Prizrenit kanë bërë me dije se sot rreth orës 19:00, e kanë pranuar një 22-vjeçare e cila ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Sipas të njëjtave burime, viktima këtë veprim e ka kryer duke konsumuar dozë të madhe të qetësuesve, por fatbardhësisht, e njëjta tashmë është në gjendje stabile.

Sinjali mëson se motivi i kësaj tentim vetëvrasje dyshohet se është dhimbja që e reja nga Prizreni ka pasur për humbjen e babait të saj, i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku.

Kohëve të fundit është bërë shqetësuese rritja e numrit të rasteve të vetëvrasjeve ose tentim vetëvrasjeve. Një rast i tentimit, siç raportoi Sinjali, ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një 40-vjeçare ka tentuar ta vrasë veten me thikë. E njëjta më pas është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:

Mjeku nga Prizreni, Arbër Shehu folës në ceremoninë e diplomimit në JMU, emocionon me fjalimin e tij si i mbijetuar i luftës

Asnjë koment

Comments are closed.