25-11-2024

Sokol Halili vdiq rrugës për në emergjencë

Sokol Halili, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij shtatzënë Hamide Gashani, ka tentuar vetëvrasjen sot gjatë ditës në shtëpinë e tij në Davidovc të Shtimes.

Ai nuk iu dorëzua forcave policore që e kishin lokalizuar vendndodhjen e tij, duke tentuar t’i japë fund jetës së tij me armë zjarri, që fillimisht nga ministri Xhelal Sveçla dhe nga Policia u tha se ai e kishte vrarë veten.

Emergjenca e Shtimes u angazhua që ta nisë atë menjëherë për në Emergjencën e QKUK-së.

Por më vonë, Halili u tha se kishte shenja jete gjatë rrugës për në QKUK.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, tha Jashari.

Ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në Qendrën Emergjence. /Klankosova.tv

Asnjë koment

Comments are closed.