24-11-2024

Solidariteti i Malishevës për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Konvoji me ndihma, të cilat në mënyrë të organizuar janë grumbulluar gjatë ditës së djeshme, është përcjellë nga Shtabi komunal për grumbullimin, menaxhimin dhe transportin e ndihmave, i përbërë nga Ragip Begaj, Kryetar i Komunës, Rrahim Morina, kryesues i Kuvendit të Komunës, Halit Mazreku, koordinator i shtabit, Alban Mazreku, anëtar, Alban Krasniqi, anëtar dhe përfaqësuesi nga komuniteti i bizneseve në Malishevë, Qëndrim Kryeziu, si dhe qytetarë të shumtë, aktivistë të cilët kanë grumbulluar ndihma dhe vullnetar të tjerë të organizatave rinore.

Në njoftim, thuhet se pas mbërritjes dhe dorëzimit të ndihmave të grumbulluara, delegacioni nga Malisheva, e ka vizituar Komunën e Thumanës, ku e ka parë nga afër gjendjen, ndërsa nga autoritetet lokale është njoftuar me situatën dhe nevojat që kanë popullata e cila vazhdon të qëndroj në ambient të hapur.

Sipas autoriteteve lokale në zonës së Krujës, përkatësisht të Komunës së Thumanës, banorët kanë nevojë për ushqime të konservuara të cilat mund të ruhen dhe për gjëra higjienike, të përshtatshme për të jetuar në ambient të hapur.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme, ndihma në Shqipëri janë dërguar edhe nga qytetarë dhe vullnetarë të tjerë, në mënyrë të vazhdueshme./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.