20-09-2024

Solidarizimi për tërmetin, reagon reperi shqiptar: Mos bëni reklamë me ndihmat

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago ka reaguar për të gjitha ndihmat që po mblidhen për të prekurit nga tërmeti.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka bërë një shkrim të gjatë ku thotë se nuk duhet treguar pasuria në këto ditë.

‘Fatkeqësisht, këtë 28 Nëntor nuk mund ta festojmë si duhet për shkak të tragjedisë në Shqipëri, por rëndësi ka që e treguam edhe një herë se jemi popull i bashkuar, jemi një.

Megjithatë, nuk pajtohem që ndihmat të bëhen publike sepse nuk është momenti, rëndësi ka të shkojnë në vend, të mos keqpërdoren. Nuk është momenti për t’i bërë reklame vetes, e as momenti për të treguar se sa pasuri kemi’, shkruajti Skerdi.

Postimi i tij mbaroi me një lutje për Zotin që të mbrojë popullin shqiptar dhe ta bekojë Shqipërinë. Ndër të tjera, ai nuk harroi të uronte festën e 28-nëntorit.

Asnjë koment

Comments are closed.