24-11-2024

Sondazhet e Vetëvendosjes, dokumenti që dëshmon se partia e paguan firmën Ubo Consulting

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet – fituese me 52.8% do të dilte Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Kështu thotë se paku një sondazh në të cilin kanë votuar 1 mijë e 65 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare, shkruan Insajderi.

Ky anketim që është kryer përmes telefonit është realizuar nga firma UBO Consulting.

Kompania edhe në të kaluarën ka kryer sondazhe me porosi nga Lëvizja e Albin Kurtit.

Për një të tillë kjo parti më 2016, kishte paguar UBO Consulting me hiç më pak se 1770 euro, shkruan Insajderi.

Lidhja Demokratike e Kosovës atë botë pati bërë një reagim të ashpër në drejtim të kompanisë e cila gjithmonë e favorizon Vetëvendosjen – pati kërkuar koston e këtij shërbimi

“Për hir të transparencës dhe mënjanimit të mashtrimit të publikut, praktikë kjo e përditshme e LVV… të bëjë publike informacionet se sa ka qenë kostoja e këtij shërbimi, kush janë porositësit e tjerë, nga cilat burime financiare është bërë porosia e sondazhit, dhe në cilën adresë biznesore është bërë ky transaksion”, thuhej në reagimin e LDK-së të bërë në shtator të 2016-ës, shkruan Insajderi.

“Këto informacione do t’i shërbenin sqarimit të këtij mashtrimi të porositur, për të cilin LDK dhe përfaqësuesit e saj sinjalizuan me kohë”.

“Qytetarët e Kosovës nuk mund të përkrahin sekte politike që hedhin molotovë mbi policë, qytetarë, institucione publike dhe shtëpi private, njerëz që sulmojnë institucionet me armë të rënda luftarake, subjekte që mbushin selinë me armë zjarri, lëndë narkotike, maska për kryerje të veprimeve kriminale e lëndë djegëse, që sulmojnë përfaqësuesit diplomatikë, njerëzit që i kanë dyert e mbyllura dhe janë “non gratta” në të gjitha shtetet perëndimore, njerëz që bëjnë thirrje për ekzekutime publike, për kaos, anarki e vrasje…”, kështu atë kohë përfundon komunikata e LDK-së së Isa Mustafës, shkruan Insajderi.

Sipas sondazhit të atëhershëm partia e Isa Mustafës radhitej si partia e tretë pas PDK-së dhe Vetëvendosjes.

UBO Consulting shpesh është kritikuar për sondazhe të pasakta dhe të njëanshme.

Më poshtë edhe dy grafika me të dhëna nga sondazhi i sotshëm:

 

Asnjë koment

Comments are closed.