Sonila Meço fiton bastin me pronarin e televizionit: Mbaroi shkëlqimi yt
Sonila Meço ka shumë vite që njihet për publikun shqiptar si një gazetare dhe moderatore shumë e zonja. Fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë të ngjashme me ditët e sotme.
Sonila është kthyer pas në kohë duke treguar se si në vitin 2004 nuk ekzistonin promterat, por spikerja vlerësohej prej kujtesës së mirë pa patur nevojë që të lexonte lajmin.
“Më kujtohet që deri në vitin 2004 nuk ka patur promtera. Ne ishim në Top Channel, spikerat aty ishin jashtëzakonisht të mirë, studio ishte bashkëkohore dhe ishte ai qejfi që gjithë ajo studio e bukur dhe kemi një spikere që jepte lajmet pa letër etj etj dhe ditën që erdhën promterat, vijnë drejtorët, pronari edhe thanë, “Sonila më në fund mbaroi shkëlqimi jot, do jesh një si gjithë të tjerat, se deri tani je mbajtur jo memoria, jo letër etj etj, kështu që do fillojmë me promterin” thanë. Unë i thashë ju do vendosni promterin, por unë e kam ndarë mendjen që nuk do e përdor”, tregoi Sonila Meço në emisionin “Why Not”.
Ajo vijoi të thoshte se u bë sfida me një spiker që përdorte promteri dhe këtu ia doli të fitonte bastin me pronarin e televizionit.
“Drejtorët më thanë do biesh në sy shumë për keq sepse ai tjetri do ketë një vetësiguri shumë të madhe sepse ai lexon kurse ti do bësh shumë lapsuse. Unë thashë dakort e provojmë. E bëmë një audicion pilot, unë pa promter, kolegu me promter. U vu bast. Kishte ngecje gëk mëk tek ai që lexonte në pronter më shumë sesa tek unë”, tregoi Sonila. /noa.al/ GazetaePrizrenit.net