Sonte –9°C në Kosovë, Kurti apelon për kujdes maksimal në qarkullim
Sipas tij, kontrasti i madh i temperaturave rrit rrezikun që rrugët e lagura nga reshjet e shiut të ngrijnë, duke e bërë qarkullimin më të rrezikshëm. Kurti bëri të ditur se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë të angazhuara në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe për të parandaluar aksidentet.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për sezonin dimëror, duke kërkuar që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Po ashtu, kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë natës.

“Nëse qarkullimi është i domosdoshëm, atëherë vozitja duhet të jetë e kujdesshme dhe e përshtatur me kushtet atmosferike,” theksoi Kurti, duke shtuar se institucionet po bëjnë maksimumin për sigurinë e qytetarëve dhe kërkoi bashkëpunim.

