Sonte mbyllet festivali “Hasi Jehon” 2018
Me prezantimin e programeve të natës së tretë, sonte në Gjonaj të Hasit, mbyllet edicioni i 29-të i Festivalit folklorik “Hasi jehon” 2018.
Gjatë dy netëve të kaluara, pjesëmarrësit kanë paraqitur ruajtjen e dokeve, riteve dhe zakoneve shqiptare nga disa treva, përfshirë edhe ato nga Gjirokastra e Maqedonia.
Sonte në program janë ShKA: “Muharrem e Xhevat Qena” -Ramajë, “Rapsha”-Drumë, (Tuz) “Bresana” -Bresanë, “Lahuta e Malcisë”-Gjilan, AF “Mati”- Burrel (Mat), ndërsa aktivitetin treditor e përmbyll SHKA nikoqire “Malësori” nga Gjonaj.
Programi fillon në orën 18 e 30.