27-11-2024

Haxhi Krasniqi rikthehet sonte në ring

Sonte në Mynih të Gjermanisë, do të zhvillohet galambrëmja e boksit profesionist, ku në vëmendje do te jetë përballja Haxhi Krasniqi – Timur Nikarkoev.

Robin Krasniqi meçin e fundit e kishte ndaj Dominik Bozell ku u mposht në vitin 2021. Haxhi Krasniqi deri më tani ka zhvilluar 58 ndeshje, prej tyre 51 i ka fituar dhe ka 7 disfata. Ky pritet te jetë meç kthese në karrierën e Krasniqit i cili mëton që edhe një herë ta fitoje titullin e botës në kategorinë super të mesme. Ai deri më tani ka dy breza botëror në WBO dhe IBO në boksin profesionist. Krahas meçit kryesor të mbrëmjes, Krasniqi – Nikarkoev, do të zhvillohen edhe disa meçe tjera.

E veçanta do të jetë që për herë të parë në ring do zbresin shtatë boksierë shqiptarë brenda një nate. Kampioni aktual i botës, Shefat Isufi, që mbanë brezin WBF dhe IBO në peshën e lehte nga viti 2022, do të përballet me Hernan David Perez nga Argjentina, raporton rtklive. Në mbrëmjen e kampionëve, në ring dalin edhe boksierët e tjerë shqiptarë si James Craft – emri i vërtetë është Musa Avdimetaj, pastaj Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti dhe Kushtrim Tahirukaj.

Të gjitha meçet do të zhvillohen në palestrën e famshme “Audi Dome” në Mynih, e që është hera e parë që boksierët shqiptarë do të garojnë në të. Promotor i këtij aktiviteti të madh sportiv është afaristi i njohur kosovar ne Gjermani, Burim Hazrolli.

Dueli nis nga ora 21:00.

Asnjë koment

Comments are closed.