22-11-2024

Sonte në Prizren, Ansambli i Armatës së SHBA-ve

Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë, në kuadër të një turneun koral pranveror nëpër Kosovë, sonte do të qëndrojë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në orën 20:30 do të shfaq një koncert në Kino Lumbardhi.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Ansambli në përbërje ka 19 ushtarë, – 9 vokalistë, 8 instrumentalistë dhe 2 teknikë të zërit.

Ansambli i Armatës së SHBA-ve sonte nis turneun e koncerteve nëpër Kosovë

“Për 70 vite,  Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë ka qenë ambasadori muzikor i Amerikës në Evropë. 80 ushtarët amerikanë interpretojnë 200 herë në vit anekënd Evropës, duke punuar kështu për forcimin e marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët, duke mbështetur pjesëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre, dhe duke nderuar të rënët tanë, thekson njoftimi.

Fillimisht i aktivizuar në vitin 1940, ky njësit arriti në Evropë në vitin 1949 dhe tashmë është i vendosur në Sembach, Gjermani. Me shtimin e Korit në vitin 1967, Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon të përfaqësojë Armatën e SHBA-ve dhe Kombin tonë në gjithë kontinentin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Një natë më parë, Ansambli ka performuar në kryeqendrën e Kosovës.

Ndryshe në fillim te prillit, në qendër të Prizrenit, në sheshin e hapur të Lidhjes, tek shtatorja e heroit “Komandant Kumanova” ka interpretuar grupi nga Oklahoma e SHBA-ve. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.