23-11-2024

Sonte nis festivali “Hasi Jehon” 2018

Sonte në Gjonaj fillon edicioni i 29-të i Festivalit folklorik “Hasi jehon”.  Ky aktivitet tre ditorë, që ka për qëllim prezantimin e vlerave folklorike burimore shqiptare, mbahet deri më 5 maj, në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj.

 

Me këtë rast hapet ekspozita e prodhimeve të bukës, zeje kjo më të cilën hasjanët janë të njohur përtej Kosovës.

 

Në festivalin ‘Hasi jehon’ pjesëmarrësit paraqesin ruajtjen e dokeve, riteve dhe zakoneve shqiptare. Organizmat që kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e dasmës së madhe hasjane.

 

Në natën e parë, siç është traditë festivalin e hap Shoqëria kulturo artistike mikpritëse “Malësori”.

 

Hapja solemne bëhet në orën 18:00, ndërsa programet fillojnë  në orën 18 e 30. Për  ta përcjellë këtë aktivitet, enkas kthehen edhe shumë kurbetçinj të kësaj ane, që tashmë në shumë vende të Evropës ushtrojnë zejen e bukëpjekësit. Festivali mbahet në ambient të hapur, përveç nëse bie shi, që prezantimet bëhen në shtëpinë e kulturës, që ndodhet afër.

 

Programet sipas netëve:  Nata e parë me 03.05.

  1. ShKA “Malësori” – Gjonaj (hapja solemne)
  2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)
  3. ShKA “ Bajram Curri”- Krushë e Madhe
  4. ShKA “Zëri i LLapushës” – Carrallukë (Malishevë)
  5. ShKA “Jonuz Ramadani” – Viti
  6. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
  7. AAF “Rugova” – Pejë

Dita e dytë, 4 maj, në orën 18 e 30

  1. “ ShKA “Zëri i Kosovës” – Fushë-Kosovë
  2. ShKA “Hajvalia” – Hajvali
  3. Shka “Bilal Golemi” – Gjirokastër
  4. ShKA “Tingujt e vendlindjes” – Stagovë ( Kaçanik)
  5. ShKA “Anadrini” – Dejn (Rahovec)
  6. ShKA “Shote Galica” – Drenas
  7. Ansambli “Shqiponja” – Shkup

Dita e tretë, 5 maj, në orën 18 e 30

  1. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
  2. ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuz)
  3. ShKA “Bresana” – Bresanë
  4. ShKA “Lahuta e Malcisë” – Gjilan
  5. AF “Mati” – Burel (Mat)
  6. ShKA “Malësori” – Gjonaj (përmbyllje e festivalit)

 

Asnjë koment

Comments are closed.