Sot është bërë ritestimi i 13 personave në vetizolim në Prizren, dhe testimi i 14 të dyshuarve me koronavirus si kontakte të kontakteve, nga të infektuarit dhe pacientë të repartit të dializës në Prizren.
Në këtë këtë institucion ka pasur edhe ritestime dhe testime për 9 persona nga komuna e Malishevës. Kështu kanë njoftuar zyrtarët e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, për TV Prizrenin.
Sipas, tyre, po ashtu pacientët me hemodializë nga Kukësi, të cilët marrin shërbimet në Spitalin e Prizrenit, janë testuar gjatë ditës së sotme në qytetin e tyre.
Rezultatet e këtyre ritestimeve dhe testimeve të sotme do të bëhen publike në orët e mbrëmjes.