Sot, akti i dytë i finales Grapeland përballet me KEK-un
Sot zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it e Ligës së Parë të Meshkujve.
KEKU dhe Grapeland përballen në një sfidë emocionuese dhe shumë të rëndësishme në Obiliq.
‘Elektricistët’ fituan duelin e parë në Rahovec, 69:78, dhe nëse shënojnë fitore, atëherë do të jenë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm, njoftoi FBK, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në anën tjetër, Vreshtarët duan fitore, që të barazohet seria finale 1:1 dhe ndeshja e tretë të jetë përcaktuese për titullin e kampionit në këtë ligë, që njëkohësisht garanton elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.