Sot Ballkani e pret Gjilanin në xhiron e 11-të të Superligës
Nuk ka pushim në futbollin kosovar, pasi xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë zhvillohet në mesjavë.
Ndeshja e parë e xhiros së 11-të zhvillohet sot në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Gjilanit.
Ballkani në këtë duel vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Dukagjini dhe synon që të rikthehet te fitoret.
Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije i motivuar pas fitores me përmbysje ndaj Llapit 2-1.
Të besuarit e Ardian Nuhiut kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe udhëtojnë në Suharekë për mos t’u mposhtur.
Sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë./IO